Shishja me mesazhin 50 vjeçar të marinarit rus gjendet në brigjet e Alaskës

Një shishe e mbyllur me një letër të shkruar 50 vjet më parë u gjet në brigjet e Alaskës perëndimore.

Shishja që përmbante një letër të shkruar me shkrim dore në rusisht u gjet nga Tyler Ivanoff në fillim të muajit, ndërsa po mblidhte dru zjarri afër Shishmaref, 966 kilometra në veriperëndim të Anchorage - qyteti më i madh në Alaska sot.

"Isha thjesht duke mbledhur dru dhe vura re një shishe jeshile me tapë. Jo saktësisht tapë, por një kapak i mbyllur fort dhe vura re që kishte një shënim në shishe", tha Ivanov.

Ivanov postoi lajmin në Facebook dhe ndjekësit rusë nisën të përkthenin mesazhin. Ishte përshëndetja e një marinari rus nga epoka e Luftës së Ftohtë në 1969, sipas zyrtarëve. Mesazhi përfshinte një adresë dhe një kërkesë për përgjigje nga kushdo që do ta gjente.

Gazetarët nga rrjeti shtetëror Rusi-1 kanë identifikuar njeriun që e ka shkruar letrën. Bëhet fjalë për Anatoly Botsanek.

"Duket se është shkrimi im" tha ai.

Mesazhi u dërgua kur Botsanenko ishte në bordin e Sulakut, një anije të cilën e mbikëqyri në vitin 1966 dhe me të cilën udhëtoi deri më 1970. Asokohe ai ishte vetëm 36 vjeç.

Kapiteni Botsanenko derdhi lot kur reporteri i televizionit rus i tha atij se anija Sulak u shit për skrap në vitet 1990.

Kapiteni Botsanenko gjithashtu kishte disa suvenire nga koha e tij në anije, duke përfshirë autografin e gruas së një spiuni të famshëm rus dhe shishe me pije japoneze, të cilat i mbajti pavarësisht kundërshtive të gruas së tij.


EMISIONET