Shikoni si grabiten banesat dhe lokalet në Durrës

Shikoni si grabiten banesat dhe lokalet në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët vidhnin banesa dhe lokale. Në dy operacione të ndryshme "Home"dhe"Bar" u vunë në pranga Amarildo Vezi  27 vjeç dhe Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

"Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.

Amarildo Vezi  27 vjeç, i cili u kap kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.

Ndërsa Edmond Piraniqi 39 vjeç u kap duke vjedhur një lokak në lagjen Nr.8 Durrës.

Vjedhjet qe dyshohet se janë kryer nga Amarildo Vezi  

1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D.

2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U.

3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.  

4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J.

Vjedhjet qe dyshohet se janë kryer nga Edmond Piraniqi

1. Më  datë  30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur një lokal të  menaxhuar nga shtetësia E.H. 

2.Më  datë  03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës  dyshohet se  ka vjedhur  lokalin në pronësi të  shtetasit I.R.

3. Më  datë  08.02.2018,në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur  lokalin  në pronësi të shtetsit   F.V.

4. Më  datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se  ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit  A.T.

5. Më datë 10.02.2018,  në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B.

Në cilësinë e provës materiale I’u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat  penale:

•" Vjedhja"  në ngarkim  të shtetasit Amarildo Vezi  parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

• " Vjedhja" dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim  të shtetasit Edmond Piraniqi parashikuar në nenet 134/2 dhe 279  të Kodit Penal.


EMISIONET