Edhe pse nuk e dimë se çfarë do ndodhë në të ardhmen, ka disa alternativa të cilat mund të na japin disa orientime mbi disa fusha të jetës sonë, siç mund të jetë 'leximi i dorës'.

Leximi i dorës ekziston prej mijëra vitesh dhe përdoret nga shumë persona për të njohur të ardhmen (ose të paktën ashtu mendohet).

Për të zbuluar të ardhmen në dashuri, afroni duart me njëra tjetrën në pozicionin e treguar në skicë dhe shihni si takohen linjat e dashurisë.

Vija e parë është ajo e dashurisë dhe drejtimi i saj thotë shumë për sjelljet tona në një lidhje romantike.

Bashkoni duart siç tregon skica dhe  shihni se çfarë do ju thotë:

Nëse linjat e tua ngjajnë me duart e para:

Kjo do të thotë se je person i vendosur dhe kurajoz në marrëdhëniet e tua, tregon se kush je në të vërtetë dhe përpiqesh të arrish atë çfarë do, pa u shkurajuar nga pengesat dhe kërkon një person që të jetë si ty: aktiv, i/e apasionuar, kokëfortë dhe me dëshirën për t'u 'rritur' pranë teje.

Keni tendencën të preokupoheni për aspektin fizik tuajin dhe të personit krahë jush. Nuk ka asgjë të gabuar në dëshirën për t'u dukur mirë dhe të kesh një partner/e për të cilin/ën të kujdesesh, por mos harro se vlen më shumë ajo që qëndron pas paraqitjes.

Ndërkohë, ke tendenca të forta për t'u përfshirë me të rinjtë apo në kultura të ndryshme.

Nëse linjat e tua ngjajnë me ato të treguara në duart e dyta, atëherë:

Jeni person i qëndrueshëm dhe insistues në të gjitha aspektet e jetës, sidomos në lidhjet e tua, të cilat kanë tendencën të zgjasin.

Je person i fokusuar në gjetjen e zgjidhjeve, jo tek problemet. Duke qenë më shumë racional se emotiv, je tip i dhembshur dhe i ndjeshëm dhe të pëlqen ta trajtosh partnerin/en me dashuri dhe përkujdesje.

Keni nevojë të punoni pak me nevojën tuaj për të patur një mbështetje, e cila nganjëherë ju çon në zgjedhje të partnerit/es që nuk ju bën të lumtur.

Tregohuni të ndershëm me veten dhe do zbuloni atë për të cilën keni vërtet nevojë në një lidhje dhe hiqni dorë nga idea për t'i kënaqur të gjithë sepse është vërtet e pamundur.

Nëse linjat e tua ngjasojnë me ato të duarve të treta:

Jeni person që jetoni në paqe me veten, mësoni nga gabimet dhe nuk shqetësoheni shumë se çfarë thonë të tjerët.

Tërhiqeni nga njerëzit më të mëdhenj se ju në moshë dhe të pavarur, të cilët e kanë ndërtuar jetën pa u ndikuar nga normat që vendosin të tjerët.

E vlerëson lirinë tënde dhe aftësinë për t'u lidhur me të tjerët. Pjekuria është një fakt vendimtar, përsa i përket dashurisë ndaj nuk i pëlqeni lojrat. Doni marrëdhënie serioze, impenjative dhe zgjidhni me kujdes njerëzit me të cilët lidheni. Mos harroni të konsultoheni hera herës me veten dhe të kuptoni se ku doni të përmirësoheni për t'u bërë një partner/e më e mirë çdo ditë.

/Ora News.tv/