Shikimi i tij mund të vrasë!

Shikimi i këtij djali të vogël mund të vrasë! Tifozi i ri i basketball-it është filmuar duke dhënë një shikim “vdekjeprurës” teksa po ndiqte një ndeshje të College World Series në Omaha, Nebraska mbrëmjen e së shtunës.

Ai ishte duke parë ndeshjen midis Costal Carolina Chansticleers dhe TCU Frogs kur papritur vuri re se kamera e ESPN  u drejtua te ai.

Në vend të hidhej nga gëzimi e të përshëndeste, fëmija dhuroi një shikim vrasës pa iu dridhur qerpiku.

Edhe kur kamera shkëputej e rikthehej sërish drejt atij, djali vazhdonte me shikimin e tij.

Megjithëse Coastal Carolina triumfoi me një rezultat 7-5, ky tifoz ishte padyshim fituesi i vërtetë i mbrëmjes.

35B2E46800000578-0-image-m-10_1466975580973 35B2E46200000578-0-image-m-9_1466975553580 35B2E45C00000578-0-image-m-8_1466975528761 35B2E45200000578-0-image-m-7_1466975515657 35B2E45600000578-0-image-m-6_1466975499139

/Oranews.tv/

EMISIONET