Shijet e Lezhës, tradita dhe produktet lokale në funksion të turizmit

Shijet e Lezhës, tradita dhe produktet lokale në funksion të

Gastronomia është bërë pjesë e ofertës së Lezhës për turistët. Ndaj prej dy vitesh në prag të sezonit turistik atje mbahet panairi i Gastronimisë, një takim mes traditës e shijes së produkteve lokale.

Shija dhe tradita u bënë bashkë në edicionin e dytë të festivalit të gastronomisë “Lezha gatuan”.

Mjeshtrat e kuzhinës paraqiten me produkte lokale të Sjella në pjata të veçanta dhe tërheqëse.

Si një rajon që më së shumti po orientohet drejt agroturizmit, Gastronomia është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike të Lezhës.

Ndaj kryebashkiaku Fran Frrokaj i fton të gjithë që këtë sezon të ri turistik të kalojnë të paktën një herë nga Lezha.

Kryebashkiaku Fran Frrokaj: Mikpritja dhe kultura lezhjane është tradicionale, ushqimet janë shumë të mira dhe njerëzit janë shumë të mirë dhe nuk do të zhgënjeheni.

Festivali i gastronomisë "Lezha Gatuan" synohet të kthehet në traditë të përvitshme, si një mënyre për të promovuar gatimet tradicionale të zonës

EMISIONET