“Shije nga Shqipëria"

“Shije nga Shqipëria"

Shoqata Kulturore VIZart hap ekspozitën “Shije nga Shqipëria”, e cila i  dedikohet veprave të pikturuara në teknikën e akuarelit nga 20 artistë nga e gjithë bota për Shqipërinë.

Ky projekt vjen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar i Akuarelit (Edicioni 2), i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.

Për kryebashkiakun Veliaj, kjo ekspozitë është kartolina më e bukur e Shqipërisë, duke theksuar nevojën për gjëra të bukura në kryeqytet.

Artistët e përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare vizituan Tiranën, Shkodrën, Divjakën, Beratin dhe Pogradecin dhe të shijet e tyre për këtë udhëtim i formësuan në vepra arti në teknikën e akuarelit.

Pikturat e ekspozuara janë vepra të artistëve të njohur nga India, Turqia, Moldavia, Kina, Bullgaria, Ukraina dhe shumë shtete të tjera.

Ky Festival nis më 13 dhe do të mbyllet më 28 korrik.

EMISIONET