Gjatë një kontrolli rutinë të patrullës së policisë në Santa Maria Rossa të Perugias pasditen e shkuar, u pikas një makinë e dyshimtë në një parking, shumë pranë një makine tjetër. Policët pikasën dy pasagjerët duke shkëmbyer diçka përmes dritareve.

Prania e policisë alarmoi kaq shumë dy burrat në veturë dhe nisën arratisjen e çmendur me shpejtësi të lartë mbi 120 km në orë në rrugë të ndryshme të Santa Maria Rrosa.

Ndjekja përfundoi, kur mjeti i drejtuar nga shqiptari përfundoi jashtë rruge, siç shihet edhe në foto.

Dy të arratisurit pavarësisht përplasjes së dhunshme, u përpoqën të iknin në këmbë duke marrë secili drejtime të ndryshme.

Agjentët arritën t'i kapnin, por njëri prej tyre rezistoi duke i shkaktuar dëmtime tek një prej policëve.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe tek personat e ndaluar, policia gjeti pesë doza kokainë me nga 1 gram secili.

Gjithashtu, u gjetën edhe telefona celularë, tableta, laptopë dhe rreth 800 euro.

Shoqëruar në stacionin policor, agjentët kanë identifikuar të arratisurit dy shqiptarë, 24 dhe 21 vjeç, me precedentë të mëparshëm po për shitje të drogës.

Për më tepër, njëri prej tyre ishte dëbuar dhe riatdhesuar në Shqipëri, ndërsa ishte kthyer në Itali në mënyrë të paligjshme.


/Ora News.tv/