Shihni se si tërmeti shembi kodrat e këtij ishulli

Ishulli verior i Japonisë në Hokkaido është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar rrëshqitje masive të dheut.

Të paktën nëntë vetë janë vrarë dhe rreth 40 janë të humbur, thonë raportet e medias lokale.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ndërpreu energjinë për rreth tre milionë shtëpi pasi një centralit termik u dëmtua.

Tërmeti erdhi pas një tajfuni vdekjeprurës, i cili goditi perëndimin e Japonisë gjatë ditëve të fundit.

"Jebi", tajfuni më i fortë i 25 viteve të fundit, vrau të paketën 10 vetë dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Tërmeti goditi 62 km në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo në orët e hershme të mëngjesit.

Lëkundja nuk paraqiti rrezik për cunami, tha agjencia meteorologjike e vendit.


EMISIONET