Shifra alarmante, UNICEF: 2 milion fëmijë në vit shfrytëzohen për prostitucion

Shifra alarmante, UNICEF: 2 milion fëmijë në vit

Miliona fëmijë nga mosha 11-14 vjeç, çdo vit nga 127 vende të botës bëhen viktima të trafikimit, me qëllim prostucionin ose punën në të zezë në 137 vende.

Sipas të dhënave nga burime amerikane joqeveritare jetëgjatësia mesatare e trafikimit të qenieve njerëzore zgjat deri në 7 vjet, ndërsa më pas ndërrojnë jetë nga sulmet, abuzimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kequshqyerja, mbidozimi ose vetëvrasja.

Sikurse raportojnë mediat greke 80% e viktimave në SHBA janë gra dhe fëmijë që janë blerë, shitur dhe shfrytëzuar në industrinë e seksit.

Globalisht, në vitin 2015, 4.5 milion njerëz janë shfrytëzuar seksualisht dhe 5.5 milion fëmijë janë trafikuar për qëllime prostitucioni ose për të punuar në punë të zëzë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në vitin 2012 njoftoi se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve viktima, u rrit në tre vjet nga 20% në 27% dhe se në çdo tre fëmijë, viktimat janë dy vajza dhe një djalë.

Nga dëshmitë greke duket se në vendin tonë një nga tre personat që janë viktima të trafikimit seksual, janë fëmijë apo adoleshentë.

Rreth 76% e viktimave janë vajzat e mitura, të cilat janë iniciuar t’i duten asaj rruge nëpërmjet internetit dhe përfundimisht përfundojnë në trafikim. UNICEF raporton se plot 2 milion fëmijë shfrytëzohen për prostitucion çdo vit.

Këto të dhëna janë paraqitur nga profesor i mjekësisë në Greqi, Luka Athanasiadis.

Në Konferencën Gjinekologëve të mbajtur në Selanik. Z. Athanasiadis tha se viktimat, trafikimi, për shfrytëzim seksual vijnë nga 127 vende dhe promovohet në 137 vende.

Athanasiadis: Greqia nuk është më një vend tranzit, por vend i destinacionit. Ne po flasim për refugjatë nga jugu. Refugjatët sot janë një problem i madh, sepse në mesin e fëmijëve të tjerë dhe adoleshentët janë viktima të abuzimit. Ka shumë fëmijë të pashoqëruar dhe shpesh "kujdestarët" e tyre janë promotorë.

Në të njëjtën kohë, Athanasiadis theksoi se trafikimi është një “biznes” fitimprurës për ata që "i shesin" fëmijët.

Efektet e shfrytëzimit seksual - Duke iu referuar ndikimit të abuzimit seksual në shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve vihet re se fëmijët janë të infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme apo AIDS. Ata ndjejnë dhimbje në organet gjenitale, kanë vështirësi urinimi për shkak të akteve seksuale .

Gjithashtu si pasojë e ankthit ata drejtohen në përdorimin e drogës, kanë ankth, depresion.

Athanasiadis: Është edhe më e tmerrshme, sidomos për fëmijët refugjatë, të cilët janë të huaj në një vend dhe nuk mund të përshtaten. Policia ka thënë se ka shumë raste kur fëmijët nuk dëshmojnë apo nuk pranojnë atë që është bërë për shkak të kësaj pozite. Në kushtet kur nuk pranojnë të flasin vijnë shtatzëni të padëshiruara, që çojnë ën aborte, problem me dhunën, vetëvrasje apo tentativa për vetëvrasje madje edhe vdekje.

Njohja e viktimave - Sipas profesorit të mjekësisë, Athanasiadis në spitale dhe klinika i njohin fëmijët që janë pre e abuzimeve, apo shfrytëzimeve për prostitucion.

Zakonisht ata janë fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë dhe flenë në të njëjtin vend ku ata punojnë.

Ata kanë shenja dhune, janë të stresuar, mundohen t’u shmangen përgjigjeve të pyetjeve që mund t’u bëhen, madje edhe shmangin kontaktet me sy.

EMISIONET