"The Brave", filmi hollivudian i cili vendos në qendër të tij Lazaratin, ka nisur të shfaqet për publikun shqiptar.

I bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi është realizuar nën regjinë e William Kaufman dhe përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi etj.

Në premierën e shfaqur këtë të enjte, shikuesit i ofrohet një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit.

Në një realizim që të përfshin, filmi trajton luftën e një oficeri të pa korruptuar të policisë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll.

Në shfaqjen e premierës ishin të pranishëm edhe figura të rëndësishëm të artit, politikës, diplomacisë dhe medias.

Ndërsa filmi veç Shqipërisë do të shfaqet dhe në shumë vende të botës, përfshirë dhe Rusinë.

FOTO TE TJERA

/Ora News.tv/