"Shfajësohet" Raikkonen: Unë nisem kur të ndizet drita jeshile

Aksidenti i ndodhur në pit-spotin e Ferrarit ka detyruar Kimi Raikkonen për të lënë garën e Bahreinit, ndërsa mekaniku i kokëkuqes është dërguar menjëherë në spital, pasi pësoi një lëndim në këmbë,

Menjëherë pas përfundimit të garës, piloti finlandez ka deklaruar:

 “Unë nisem kur e kam dritën e gjelbërt. Unë nuk shoh çka ndodh prapa. Fatkeqësisht ai u lëndua, por puna ime është që të nisem kur drita ndryshon”, u shpreh Raikkonen pas dëmtimit të Francescos, mekanikut me përvojë nga Ferrari.

Një aksident që ka hapur hetimet dhe nga kontrolli i garave të Formula 1 ku ka konfirmuar fillimin e hetimeve për Ferrarin pas një nisje të pasigurtë nga pit stopi.

Raikkonenit i ishte dhënë sinjali për t’u nisur pasi i ishin zëvëndësuar vetëm tre nga katër gomat.

Teksa finlandezi u nis, ai shkeli njërin prej mekanikëve i cili po ndërronte gomën e fundit.

EMISIONET