Sherri mes dy grupeve të rinjsh përfundon në përdorimin e armëve, dy të plagosur në Cërrik

Sherri mes dy grupeve të rinjsh përfundon në përdorimin e

Një sherr mes dy grupeve të rinjsh në Cërrik ka përfunduar me përdorimin e armëve dhe për pasojë plagosjen e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur  "Kryqëzimi i Yllit" në Cerrik,  ku është plagosur me armë zjarri në këmbë  shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik,  si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.

Të dy ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.  

Nga veprimet e shpejta të policisë dhe grupit hetimor  dyshohet se shtetasi B.H  së bashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta, ka zbritur nga automjeti dhe  është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

"Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë  në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur  në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R" sqaron policia.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat  drejtuesin e mjetit  shtetasin Angjelo  Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.


EMISIONET