Sherri mes çiftit çoi në zbulimin e grupit të kokainës, në pranga "familja" shqiptare

Tre shqiptarë dhe një italian përfunduan në prangat e karabinierëve në akuzën e trafikut të kokainës.

Për zbulimin e grupit u deshën rreth dy vite hetime.

Në fakt, shkaktare është bërë shtetasja italiane Maria Esposito, e cila pas grindjes me të dashurin e saj, i ka denoncuar ata tek karabinierët duke çuar edhe 40 gram kokainë si dëshmi. 

Esposito gjithashtu i deklaroi policisë edhe bashkëpunëtorët shqiptarë të grupit të kokainës.

Midis të arrestuarve është edhe 41 vjeçarja nga Campania, e cila ishte grindur me partnerin e saj italian në vitin 2016.

Shqiptarët e arrestuan janë: Liman Dana, 54-vjeç, djali Arjan Dana, 29-vjeç, dhe nipi i tij Fabian Ismaili, 23-vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronari i një furre buke. Ndaj gruas është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Sipas policisë italiane, kokaina e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.

EMISIONET