Sherri me Ngjelën në emision/ Panajot Barka flet për mediat greke: Më kërcënohet jeta në Shqipëri nga nacionalistët

Sherri me Ngjelën në emision/ Panajot Barka flet për mediat

“Grekët janë shqiptarë!” Kjo ishte deklarata e historianes Elena Kocaqi, e cila shkaktoi mjaft bujë. Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje debatit ku u përfshi edhe Spartak Ngjela, dhe Panajot Barka , i cili më pas u largua nga studioja televizive.

“Protothema” shkruan duke iu referuar Barkës se shqiptarët janë të rrjedhur dhe ushqejnë ndjenja nacionaliste, ndërsa e quan Spartak Ngjelën si shqiptar me origjinë greke.

“Duke mashtruar, historiania shqiptare Elena Kocaqi thotë: Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”, shkruan gazeta greke duke akuzuar gjithashtu edhe Spartak Ngjelën.

Siç shpjegoi profesor Barkas, panelistët, të udhëhequr nga moderatori gjetën mundësinë që ta devijonin diskutimin, i cili supozohej të ishte për zhvillimet dhe përsëri ta kufizonte çështjen ndaj marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe të shtonte pikëpamjet ekstreme nacionaliste.

“Pastaj u përpoqa të thoja disa të vërteta mbi grekët. Pas kësaj kam marrë shumë kërcënime me jetë dhe fyerje”, shprehet Barka për Protothema.

“Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë shpjegova se termi” Shqiptar “është një term i ri i paraqitur në shekullin 18-19 dhe se shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb. Territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, i përkisnin popujve të tjerë. “, citon media greke Barkën.

Gjatë atij emisioni, Barka u largua nga studioja duke marrë pas edhe thënien e Spartak Ngjelës: Ik thyej qafën!

EMISIONET