"Sherr" në familje! Nusja nuk dëshiron të ketë motrën shtatzënë si shoqëruse, ja arsyeja

Një grua që po organizon dasmën e saj nuk dëshiron që të ketë shoqëruese motrën e saj. Shkak është barku i saj i rrumbullakosur prej shtatzënisë.

Gruaja e paidentifikuar hyri në Facebook për të treguar se i bëri të qartë motrës dhe vajzave të tjera se nuk dëshiron shoqëruese shtatzënë.

“E lajmërova motrën time që prej vitit të kaluar se do martohem në gusht 2019. Ajo më tha se dëshironte të kishte një fëmijë tjetër. 

E informova që nuk dua asnjë shenjë të tillë në festën time dhe kjo është një preferencë personale. Tani ajo vjen e më thotë që është shtatzënë, gjë që tregon se do të jetë 8 muajshe në ditën time më të bukur”, shkruajti nusja në Facebook.

EMISIONET