Çështja e fshatrave turistikë ka shkaktuar debate të ashpra midis deputeteve Milva Ekonomi dhe Fatbardha Kadiut në studion e "Ekopolitikë". Deputetja Kadiu tha se jepen leje për fshatra turistikë dhe ndërkohë quhen hoteleri.

Pjesë nga debati: 

Kadiu: Po jepen leje ndërtimi për hoteletTë marrësh leje ndërtimi për të ndërtuar fshat turistik dhe këtë e quan hoteleri, kjo është të gënjesh ballë për ballë.

Ekonomi: Kjo tregon se duhet të lexoni më mirë, por shumë më mirë ama. Se çfar është një fshat turistik, përqindja që duhet të ketë hoteli, vila etj. Nuk e ka vetëm Shqipëria, por e ka çdo vend tjetër i botës.

Kadiu: Kjo nuk është njësi akomoduese.

Ekonomi: Fshatra që kanë edhe hotel, edhe vila, edhe rekreasion.

Sulçe: Në Divjakë hotele më shkruan dikush...

Gerxhani: Në Karavasta dhe kjo është shumë e rëndë.

Ekonomi: Problemi është se Karavasta është zonjë e mbrojtur dhe qeveria nuk e pranoi planin.


/Ora News.tv/