Sherr mes yjeve të Youtube, policët shpërndajnë turmën me gaz lotsjellës

Sherr mes yjeve të Youtube, policët shpërndajnë turmën

Më shumë se 100 oficerë policie u futën në mes të një turme për të ndaluar një grindje masive të organizuar nga dy yje rivale të YouTube në Berlin.

Zënka nisi mbrëmjen e së enjtes në sheshin Alexanderplatz në kryeqytetin gjerman, tha policia, duke shtuar se u arrestuar nëntë persona.

Më shumë se 400 vetë u mblodhën në shesh pasi dy influencues të mediave sociale u kërkuan tifozëve të tyre që tu bashkohen.

Në tension e sipër, në përleshje u përfshinë rreth 50 persona.

Zyrtarët përdorën gaz lotsjellës për të përhapur turmën.

EMISIONET