Wanda Nara është gjithmonë në qendër të vëmendjes, të mediave në Itali.

Bukuroshja argjentinase është njëkohësisht bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. Ngjarjet e fundit midis Icardit dhe klubit nuk kanë lënë pa u kaluar nga motra e sulmuesit, Ivana Icardi.

23 vjeçarja akuzon Wandën si shkaktare të gjithë kësaj ngjarjeje. Si pasojë Ivana ka paditur kunatën.

“Armiku je ti!”- tha Ivana gjatë emisionit “Big Brother” në Itali.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Wanda Narës. Nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ajo ironizoi kunatën.

“Pas një sulmi tjetër të pa provuar gjatë “Grande Fratello”, në të cilin çdo veprim është i rezervuar, znj. Wanda Nara e konsideron të thotë se znj. Ivana Icardi ka hedhur në gjyq për shpifje, pasi postimet kohët e fundit në rrjetet sociale duket se kanë dëmtuar rëndë nderin dhe reputacionin e saj. Mos përdor emrin tim për të marrë famë”, thuhej në postim.

 

Sikur të mos i mjaftonin problemet me Interin, tani Icardit i duhet të zgjidhë problemet brenda familjes.

/Ora News.tv/