Roma fitoi në limite 1-0 përballë Torinos dhe heroi i kësaj sfide ishte padyshim sulmuesi Edin Dzeko. Boshnjaku ishte autori i golit të vetëm ndërkohë që në një intervistë për "Sky Sport Italia" ai e ka cilësuar rrjetën ndaj "demave" si një ndër 3 golat më të bukur të karrierës së tij.

"Ishte një lojë e vështirë, siç është gjithmonë këtu me Torino, pasi na kanë shkaktuar edhe probleme në të kaluarën. Ne luftuam pak, por kur vuajmë, e bëjmë të gjithë së bashku. Pashë Kluivertin në të djathtë dhe shpresoja që ai ta kalonte në hyrje të zonës e cila për fat të mirë është ajo që bëri!

"Nuk kam pasur kohë për të menduar. Kishte kaq shumë lojtarë në zonë, nuk do të kisha kohë të merrja kontroll të plotë të sferës. Ne ishim drejtë fundit dhe mendova ta gjuaj. Mendoj se ishte një nga tre golat më të mira të karrierës. Nuk kisha një sezon të fundit ndryshe, ndoshta një ishte më i mirë, por kjo ishte më e rëndësishme. Kluivert është i madh, sepse ai mund të luajë në të djathtë ose në të majtë, nuk përbën problem për atë".-deklaroi Dzeko.

/Ora News.tv/