Shënoi golin e fitores ndaj Kukësit, Arapi paralajmëron Partizanin: Jemi për titull

Shënoi golin e fitores ndaj Kukësit, Arapi paralajmëron

Futbollisti i Teutës, Renato Arapi ka konfirmuar se objektivi i skuadrës durrsake janë Kupat e Europës, ndërsa shtoi se lufta për titull nuk është mbyllur ende, pavarësisht distancës me 7 pikë nga Partizani. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko" Arapi tha:

"Të them të drejtën nuk është se na ka prishur shumë punë, pasi objektivi i Teutës janë Kupat e Europës. Fitorja e Lacit i afroi me ne, ndërsa ne kemi kohë për të ngushtuar distancat me kreun. Duke parë edhe objektivat, edhe po të kishte fituar Partizani do të ishte mirë për ne. E mira dhe e keqja është se kanë mbetur edhe 42 pikë. Nuk duhet të gabojmë ne dhe duhet të gabojë Partizani. Është disi e vështirë.

"Partizani është me meritë aty ku është. Kanë një ekip të mirë. Kanë ruajtur pjesën më të madhe të klubit. Unë mendoj se Partizani e ka vështirësinë me skuadrat që dinë të mbrohen, pasi me 3 futbollistët që ka para ata mundohen të bëjnë diferencën. Problemi më i madh i Partizanit është se mënyra se si do i menaxhojë këto ndeshjet e mbetura, pasi duke kaluar ndeshjet dhe duke u shtuar presioni.  Shtatë pikë janë shumë, por janë dhe pak. Duhet të fitojmë ne por duhet të gabojnë edhe ata."-
tha Arapi.


EMISIONET