Shëndetësia si në 1918, OBSH: Pacientët nuk marrin shërbim në kohën e duhur

Shëndetësia si në 1918, OBSH: Pacientët nuk marrin

Shqiptarët nuk e marrin kujdesin shëndetësor parësor në kohën dhe vendin e duhur. Ky konstatim vjen përmes një raporti të OBSH që gjithashtu rendit një serë problemesh të tjera mbi dhënien e shërbimit shëndetësor.

Raporti thotë se koha e pritjes së pacientëve për të takuar mjekun është relativisht e gjatë. Gjithashtu shqetësim mbetet largësia e qendrave shëndetësore, në disa raste 10-25 km larg vendbanimit.

Kjo mund të përbëjë një kërkesë kryesore thekson raporti që popullata të vizitojë mjekët e përgjithshëm, si dhe ul mundësinë që këta të fundit të bëjnë vizitë në shtëpi.

OBSH vëren se autoritetet e shëndeti publik kanë burime të kufizuara për nxitjen dhe edukimin shëndetësor.

Shërbimet për gratë shtatzëna janë të mirë organizuara, por shqetësim mbetet zbulimi i hershëm i rasteve të kacerit të qafës së mitrës dhe gjirit.

Në lidhje me aparaturat diagnostikuese raporti thekson si shqetësim mungesën e standardizimit të pajisjeve.

Gjatë vizitës në qendra të ndryshme shëndetësore në vend, ekipi i OBSH gjeti  një pajisje për kryerjen e radiografive që datonte prej vitit 1918, për të cilën raporti thotë se meriton një vend një muze.

Qendrat e kujdesit shëndetësor parësor kanë pajisje të vjetërsuara, ndërsa mungojnë specialistët e kualifikuar veçanërisht në nivel lokal. Ndërsa buxheti i kufizuar pengon qasje të barabartë të pacientëve te kujdesi shëndetësor parësor.

 

EMISIONET