Shehi: Skënderbeu s’heq dorë nga titulli

Shehi: Skënderbeu s’heq dorë nga titulli

Kur të gjithë e kanë mendjen te pushimet, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka gjetur kohë për të analizuar situatën që po kalon skuadra korçare në këtë fazë të sezonit. Në një intervistë për mediat, ish-portieri i "ujqërve të dëborës" ka zbuluar se pret dy prurje të reja në skuadër ndërsa ka zbuluar dhe objektivin titull.

FUNDI I VITIT – “Do të donim që kampionati të ndërpritej pak më shpejt, sepse vinim pas një goditjeje psikologjike të skuadrës. Jemi ndëshkuar atëherë kur kemi luajtur më mirë. Dhjetori ishte një muaj i mallkuar për ne dhe besoj se e kemi kaluar. E kemi nisur vitin me energji pozitive. Nuk kemi çaluar në aspektin fizik, por na kanë penalizuar edhe mungesat për arsye kartonësh.”

MERKATO – “Kemi qenë në kontakte me futbollistë këtë periudhë, sepse kemi nevojë për afrime. Ne kemi pikëtuar dy lojtarë dhe po presim dita-ditës të firmosin. Shpresojmë që tratativat të mbyllen.”

KAS “Jemi shkëputur disi nga kreu, por nuk do të heqim dorë nga lufta për t’u ngjitur sa më lart. Sigurisht që çështje të tilla mund të ndikojnë në psikologjinë e skuadrës. Kur të merret vendimi do të jetë fundi i sezonit dhe Skënderbeu do të jetë besoj në pozicionet më të larta. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të luajmë sërish në Europë.”

EMISIONET