Shehi: Protesta, arma e fundit e opozitës

Shehi: Protesta, arma e fundit e opozitës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora u shpreh se arma e fundit e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është protesta.

Pjesë nga biseda në studio:

Shehi: Ne do ti eksplorojmë të gjitha mundësitë, por arma e fundit dhe decizive do të jetë protesta. Ne nuk hyjmë në zgjedhje me këto kushte, sepse asnjë nga kërkesat tona nuk është realizuar dhe do të marrim këtë rrugën e gjatë që kaloi. 

Hila: Ju duket normale thënia e Bashës në konferencë ose na përkrahni protestën, ose na ulni kokën?

Shehi: Më normale se kaq. Unë do kisha thënë fjalë tjetër. Ne i themi shqiptarëve që edhe nëse ju pëlqen Rama mund ta durojmë. Shqipëria ka duruar edhe Enver Hoxhën 45 vjet. Ne nuk duam që shqiptarët të përsërisin të njejtën situatë. Se kush na qeveris ne është kaq evidente. Cdo ditë që rri më shumë ai merr më shumë nga shteti, nga xhepat e shqiptarëve. Nëse e lëm të vazhdojë, ajo që do jetojmë duy vjet më vonë nuk do të ketë më shance për liri dhe demokraci.


EMISIONET