Shehi: Fukarenjtë vënë përpara në darkë tasin e kosit, Rama hartën e Shqipëri për ta grabitur

Shehi: Fukarenjtë vënë përpara në darkë tasin e

Deputeti Dashamir Shehi tha nga salla e Parlamentit se për qeverinë aktuale, tha se çështja e fukarenjve është një temë pa rëndësi për ta, pasi sipas Shehit, ata nuk sjellin përfitime. 

Ai deklaroi gjithashtu se fukarenjtë në darkë vënë përpara tasin e kosit, duke shtuar se qeveritarët vënë përpara hartën e Shqipërisë për ta bërë kulla.

Shehi: Ndihma ekonomike është kaq e vogël, sa jep vetëm bukë thatë, nuk jep më as  djathë. Kjo shifër rrotullohet në maksimumi 40 mln euro në vit. Dhe ky shtet jep 60 mln euro për koncesione. Këtu vetëm një kompani nuk ka paguar 70 milionë euro.

Kjo qeveri nuk ka seriozitetin për t'u marrë me këtë temë, kjo është kaq e dukshme që kur prishi institucionin, që u ngrit për herë të parë, Ministria e Punës dhe Asistencës Sociale. Nuk ka pasur në komunizëm ministri pune. Nuk kishte nevojë as për fukarenj sepse ishin të gjithë fukarenj.

Në mendjen e tyre kjo është një temë pa rëndësi, që nuk bie para. Para bien koncesionet, inceneratorët, para bien investitorët, para bien 1 miliardëshi. Fukarenj nuk sjellin para.

A pe dje zt.Kryeministër që po shkonte në Elbasan me një tamtame të madhe me 200 të tjerë nga mbrapa?

A i pa zoti Kryeministër, që nga ajo ura e Metalurgjisë e deri tek banka e Elbasanit, që kanë dalë me qindra fukarenj që shesin ballokume tek dera e shtëpisë?! Dhe nuk dalin për Ditë të Verës! Kanë 1 muaj e gjysmë që kanë dalë! Vjet dilnin 1 javë përpara; para 10 vjetësh dilnin Ditën e Verës - sot dalin 1 muaj e ca! Çfarë mendoni se fiton një familje nga ato ballokumet?! Dhe kanë nxjerrë edhe ca goca të reja aty, se është turp të shesin fukarenjtë! Çfarë fitojnë?! A vijnë më shumë se njëmijë lekë a dymijë lekë nga ballokumet?!

Kjo është varfëria! Atë të shihte Kryeministri dje në Elbasan! Mos të fillojë të tregojë përralla të kota!...Sepse ky grup njerëzish që qeveris sot, mendon se të varfrit janë të pazotë dhe këta janë "gjenitë e Shqipërisë" që mund të bëjnë miliona. Prandaj të gjithë janë drejtuar drejt parave!

Fukarenjtë e Shqipërisë, është një batutë që nuk kisha qejf ta thosha, në darkë venë sofrabezin dhe atë pjatën e supës e tasin e kosit. Këta zotërinjtë këtu, ky i pari, venë hartën e Shqipërisë për darkë. Dhe vënë gishtin: Ka tepruar dhe kjo tokë këtu, ka tepruar edhe kjo, ta bëjmë kullë! Ka tepruar dhe kjo miniera e do ta marrim! Ka tepruar edhe ky pusi, t’ia japim këtij.

Këto, fukarenjtë venë sofrabezin të hanë fukarallëkun e vet për darkë, këta venë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për natë. Ndaj ka varfëri këtu!"

EMISIONET