Përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim të fshehtë mbi Perëndimin janë po aq të rëndësishme sa edhe ato ruse, tha drejtori i CIA-s.

Mike Pompeo i tha BBC -së se ka shenja më të dukshme se kinezët po përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë më shumë sesa rusët.

Si shembuj ai përmendi përpjekjet kineze për të vjedhur informacion tregtar amerikan dhe infiltrimin e shkollave dhe spitaleve dhe sipas tij kjo shtrihet në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Pompeo ishte kongresmen republikan para se të bëhej shefi i CIA-s.

/Ora News.tv/