Në kohën që negociatat Athinë- Shkup ndodhen në një fazë përcaktuese, Uashingtoni përsërit mbështetjen e vazhdueshme ndaj bisedimeve që po zhvillohen për këtë çështje, duke inkurajuar liderët e të dy vendeve që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

I pyetur nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, një zyrtar i departamentit të shtetit, ka riformuluar qëndrimin konstant të SHBA-ve për çështjen e emrit.

“Shtetet e bashkuara vazhdojnë të mbështesin negociatat që janë në zhvillim e sipër dhe që po zhvillohen nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë. Inkurajojmë liderët e FYROM dhe të Greqisë që gjejnë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme në interes të integrimit euro atlantik, të prosperitetit ekonomik, të paqes dhe të sigurisë në rajon,”-përfundon zyrtari amerikan i cituar nga ANA-MPA.

/Ora News.tv/