Në mesin e qindra fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në Amerikë, qëndron edhe një djalosh 1 vjecar që pret radhën e tij në gjykatë, për vendimin për ribashkim me familjen e tij.

Ndarja e fëmijëve imigrantë nga prindërit e tyre u bë pas politikave të krijuara nga administrata e Trump që kanë zero tolerancë. Këto ndarje i kanë dhënë një hije të keqe administratës së Trump duke bërë që të gjitha mediat të raportojnë për këtë cështje me fotografi të fëmijë që qajnë pa prindërit e tyre.

Kritikët po ashtu kanë akuzuar gjykatën e migracionit për sistemin gjykues që detyron fëmijët – edhe ata nën 1 vjec – të paraqiten në gjykatë për të kaluar nëpër proceset e deportimit, të ndarë nga prindërit e tyre./VOA

/Ora News.tv/