SHBA pret që çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut të përfundojë në 2020

SHBA pret që çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut

SHBA shpreson që të shohë çarmatimin e plotë të Koresë së Veriut deri në fund të vitit 2020.

Këtë koment bëri sekretari i shtetit Mike Pompeo, një ditë pas takimit historik mes Presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Duke folur në Korenë e Jugut, ku diskutoi rezultatin e samitit, Sekretari Pompeo tha se ende ka shumë punë për të bërë me Korenë e Veriut.

Ai shtoi se "Çarmatimi i madh shpresojmë që mund të arrihet në këto dy vjet e gjysmë",

Sekretari i Shtetit u shpreh i bindur se Pheniani kishte rënë dakord për verifikimin e demontimit të programit bërthamor.  

EMISIONET