Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gjashtë personave dhe tre kompanive në Iran

Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin shprehet se: "Vendosja e sanksioneve bëhet për uljen e të ardhurave për Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit"

Sekretari i Thesarit tha se 6 iranianët dhe 3 kompanitë kanë lidhje me forcën ushtarake të elitës iraniane

Sipas tij, "Sanksionet erdhën pasi u zbulua se ata financonin miliona dollarë për Trupat e Gardës në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe"

/Ora News.tv/