SHBA ndalon përndjekjen e familjeve emigrante

SHBA ndalon përndjekjen e familjeve emigrante

Ndryshon përkohësisht politika e Donald Trump për emigrantët. Shtëpia e Bardhë është tërhequr nga vendimi për ndjekje penale ndaj emigrantëve ilegalë që hyjnë në SHBA. Kjo tërheqje u deklarua nga Komisionieri i mbrojtjes kufitare dhe doganave, Kevin McAleenan.

Washingtoni është tërhequr përkohësisht nga vendimi për ndjekje penale të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë Komisionieri i mbrojtjes kufitare dhe doganave, Kevin McAleenan, i cili deklaroi pezullimin e përkohshëm të kësaj politike, që ka për qëllim zero tolerancë në kufi.

Me këtë tërheqje, sipas tij, thjesht u zbatua urdhri i dhënë javën e kaluar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë për fundin e ndarjes së familjeve, një fenomen ky që ka shkaktuar polemika të mëdha si brenda Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe jashtë.

Por ajo që Trump në fakt sugjeronte ishte që familjet të ndaloheshin së bashku. Presidenti republikan iu dorëzua presionit publik të mërkurën kur firmosi urdhrin ekzekutiv, i cili i mban familjet bashkë në qendrat e emigranteve.

Ndërkohë, edhe pse McAleenan thotë se taktikat e tolerances zero vazhdojnë të mbeten në fuqi, BBC raporton se udhëzimet e tij kanë krijuar një situatë të paqartë.

Sipas kësaj praktike, prindërit nuk mund të ndiqen penalisht nëse janë të shoqëruar me fëmijë dhe zyrtaret amerikane nuk kanë më ndërmend ti ndajnë.

Kjo do të thotë se agjentët kufitare që ndalojnë emigrantë të rritur pa dokumente të shoqëruar nga të mitur, do t'i dorëzojnë një fletë që dëshmon shkeljen e do t'i lënë të largohen në punën e tyre.

EMISIONET