Një stjuardesë ka detyruar pronaren e një qenushi ta vërë atë në vendin e çantave, mbi sediljet, pa e menduar që aty nuk kalonte ajri, shkruan tgcom

United Airlines deklaroi se “do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë” për ngordhjen e këlyshit 10 muajsh. Të hënën e shhkuar, Puppy, ky ëhtë emri që kishte qeni, ishte mbyllur në dollapin mbi sedilje gjatë fluturimit nga Houston në New York. Sipas dëshmive të disa pasagjerëve, një stjuardesë i kishte kërkuar një gruaje që udhëtonte me këlyshin dhe dy fëmijët e saj, ta linte kafshën në bagazhin e çantave sipër koke për gjatë gjithë kohës së udhëtimit, ekzaktësisht tre orë. Gruaja protestoi, por stjuardesa e ka siguruar duke i thënë se qenushi do ishte i sigurt në atë mënyrë. Në momentin e zbritjes, kur zonja ka hapur mini dollapin për të nxjerrë qenushin, e ka gjetur pa jetë.

Pas incidentit të ndodhur në udhëtim, shumë prej dëshmitarëve e kanë rrëfyer ngjarjen nëpër rrjetet sociale dhe në pak kohë lajmi ka bërë xhiron e botës.

"Isha në fluturimin  United 1248 dhe pashë një pnonjëse  fluturimi që detyroi një pasagjere të fute një kafaz të vogël në brendësinë e një bagazhi avionic”-shkruan Megi Greminger. "Kafazi me siguri që mbante një qen dhe ndërkohë që gruaja i kërkonte ta linte nën sedilje, stjuardesa insistuese e detyronte ta vinte në mbajtësen e çantave, por atje lart nuk kalonte ajri.”

"Këlyshi mbeti mbyllur për plot tre orë, pa asnjë mundësi frymëmarrje”-ka treguar një tjetër pasagjer i udhëtimit 1284, Xhun Lara, “Punonjësja e siguroi pronaren e këlyshit që do të ishte shumë i sigurtë në atë vend. Këlyshi në fillim qante dhe anguIlinte, më pas u qetësua. Në fund të udhëtimit ama, kur pronarja hapi bagazhin për të marrë qenushin, e gjeti atë të ngordhur.”

"Gruaja dhe fëmijët e saj në këtë moment u ulën në korridorin e avionit dhe nisën të qanin”,-tregoi Megi Greminger, gjithnjë në rrjetet sociale, “Jam e traumatizuar. Kafshët shtëpiake janë si familjarët. Si mundet një stjuardesë të detyrojë një pasagjer të vvërë një kafshë në një vend pa ajër?”

Në një deklaratë, United deklaroi se kompania ajrore po kryen një hetim mbi incidentin “që të evitojë që diçka e ngjashme të ndodhë sërish”


/Ora News.tv/