SHBA-ja vendos fundin e korrikut si afat për Turqinë

SHBA-ja vendos fundin e korrikut si afat për Turqinë

Turqia ka si afat fundin e korrikut për të vendosur nëse do të blejë avionë luftarakë amerikanë apo sisteme kundërajrore ruse. Sekretari në detyrë amerikan i Mbrojtjes Patrick Shanahan e përcolli ultimatumin përmes një letre adresuar homologut të tij turk, Hulusi Akar.

“Turqia nuk mund t’i ketë të dyja, edhe avionët luftarakë amerikanë F-35 edhe sistemet ruse S-400,” thotë në letrën e tij Shanahan, ndërsa më herët ka lajmëruar edhe pezullimin e trajnimit të pilotëve për avionët F-35.

Prej muajsh dy aleatët e NATO-s janë përfshirë në një mosmarrëveshje për pajisjet ushtarake.

Shtetet e Bashkuara argumentojnë se sistemet ruse nuk përputhen me teknologjinë e NATO-s dhe gjithashtu kërcënojnë sigurinë. Gjithashtu Uashingtoni i kërkon Turqisë që të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore Patriot.

Vendimi i Turqisë për të blerë pajisje ushtarake në të dy frontet lidhet me atë që analistët e quajnë “krijimin e pavarësisë ushtarake dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan thotë se nuk do të ketë tërheqje.

Në letrën e tij Shanahan, shprehet i zhgënjyer që Turqia ka dërguar ushtarakë për trajnim në Rusi.

"Turqia nuk do t’i marrë avionë F-35 nëse merr në dorëzim sistemet S-400. Ju keni mundësi të ndryshoni rrugë," paralajmëron Shanahan.

EMISIONET