Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks-it, është pjesë e dosjes penale për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

 Gazeta “Wall Street Journal,” raportoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë është optimist për ta dërguar shpjet në gjykatë dosjen kundër tij.

Është e paqartë se çfarë akuzash do të ngrihen ndaj zotit Assange, por burime pranë Departamentit të Drejtësisë thonë se ai do të akuzohet ndër të tjera, për spiunazh.

Që prej vitit 2012, Julian Assange, po strehohet në ambasadën e Ekuadorit më Londër. Më herët këtë vit atij iu dha nënshtetësia ekuadoriane.

Çështja e WikiLeaks-it doli edhe në hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Hetimet treguan se WikiLeaks u përdor nga zbulimi rus për të sulmuar sistemet kompjuterike dhe për të shpërndarë materialin e grumbulluar.

Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se Rusia synonte të ndihmonte Donald Trumpin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

WikiLeaks publikoi mijëra emaile të zyrtarëve të Partisë Demokratike, duke ndikuar garën presidenciale midis zotit Trump dhe kandidates Hillary Clinton.



/Ora News.tv/