SHBA 'godet' Kinën me tarifa më të mëdha
SHBA po imponon tarifa të reja në vlerë prej 200 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze, pasi përshkallëzoi luftën e saj tregtare me Pekinin.
Tarifat do aplikohen për pothuajse 6.000 artikuj, duke shënuar raundin më të madh të tarifave amerikane deri më tani.
Midis artikujve do të jenë dorashkat, orizi dhe tekstile.
Kina ka premtuar më parë se do të hakmerret kundër çdo tarife të mëtejshme të SHBA.
Taksat do të hyjnë në fuqi nga 24 shtatori, duke filluar nga 10% dhe duke u rritur në 25% që nga fillimi i vitit të ardhshëm, nëse të dy vendet nuk bien dakord për një marrëveshje.
Presidenti Donald Trump tha se raundi i fundit i tarifave ishte përgjigje ndaj "praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që kërkojnë që kompanitë e huaja në disa sektorë ndaj partnerëve lokalë."
"Ne kemi qenë shumë të qartë në lidhje me llojet e ndryshimeve që duhet të bëhen dhe i kemi dhënë Kinës çdo mundësi për të na trajtuar më mirë,"-tha Trump. "Por, deri më tani, Kina nuk ka dashur të ndryshojë praktikat e saj."
Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse Kina do të hakmerret atëherë SHBA do të "ndjekë menjëherë fazën e tretë", e cila do të nënkuptonte vendosjen e tarifave të mëtejshme me taksa për një vlerë tjetër prej 267 miliardë dollarësh të produkteve kineze.
Nëse Trump do të shkojë përpara me një tarifë prej 267 miliardë dollarësh të tjerë, do të thotë që pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do t'i nënshtrohen taksave të reja.
