Shalke 04 "e katranos", Bayern udhëheq e vetme

Shalke 04 "e katranos", Bayern udhëheq e vetme

Bayern Munich nuk njeh kundërshtarë në kampionat. Bavarëzët kanë fituar edhe takimin e javës së katërt duke koleksionuar kështu triumfin e katërt në po aq javë. "Viktimë" e të besuarve të Niko Kovac ishte Shalke 04, me Bayern që fitoi 0-2 në transfertë. Golat e James Rodriguez e Robert Lewandowski i siguruan 3 pikët bavarezëve që në fraksionin e parë të lojës.

Me këtë fitore Bayern mban e vetme kreun e Bundesligës, ndërkohë që ndryshe nga rivalët e sotëm, Shalke 04 koleksionon humbjen e katërt, duke mos e provuar ende shijen e pikëve në këtë sezon. Në javën e ardhshme Bayern pret Ausburgun në shtëpi, ndërsa Shalke mat forcat me Freiburgun.

EMISIONET