Shala: Teknologjia është "abc" e çdo lloj profesioni

Shala: Teknologjia është "abc" e çdo lloj profesioni

Përfaqësuesi i ICT Awards Kushtrim Shala i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se teknologjia është abetarja e çdo lloj profesioni nëtë ardhem dhe fëmijët shqiptarë kanë ditur ta përvetësojnë më së miri teknologjinë e shek XXI.

Pjesë nga biseda: 

Kadia: Ju keni dhe në qendrën tuaj çmimin e të rinjve. Disa shtet siç janë këto vende e Azisë së Largët, i fusin që në fillore fëmijët në pjesën e programimit. Kemi potencial? Duhet parë si mundësi? 

Shala: Tekonologjia është "abc-ja" ose abetarja e çdo lloj profesioni. Nëse një fëmijë i sotëm nesër do të jetë mjek, ekonomist, apo punëtor i çdo lloj industrie teknologjia e informacionit, apo njohuria e programimit duhet të jetë dhe kështu po dëshmohet. 

Kadia: Pra nuk mund t'i shkëputesh teknologjisë, do e kesh në çdo profesion?

Shala: Në asnjë mënyrë dhe fëmijët shqiptarë kanë ditur ta absorbojnë në mënyrë fantastike  të gjitha njohuritë e shekullit XXI.

EMISIONET