Shakatë pa kripë në një show televiziv

Shakatë pa kripë në një show televiziv

Kryetari jurisë së Britain's Got Talent Simon Cowell  shpërtheu në zemërim pasi David Walliams  i hoqi pantallonat në fytyrë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë emisionit që po transmetohej në ITV2.

David hypi mbi tavolinën e jurisë dhe hoqi pantallonat përpara fytyrës së Cowell. Për të shtuar zemërimin Amanda Holden, i hoqi David mbathjet.

Burime thonë se shefi i shoë-t televiziv Simon është gjithmonë shumë i kujdesshëm ndaj rregullae të rrepta të transmetimit.

"More Talent shikohet nga fëmijët dhe gjëja e fundit që Simon dëshiron është një ankesë nga Ofcom,"-tha burimi.

Ndërsa një tjetër burim tregoi: "Simon mendon se David po përpiqet që të tërheqë vëmendjen dhe heqja e pantallonave ishte shembulli më i fundit."

Ngjarja ka ndodhur gjatë transmetimit live në Hammersmith Apollo të Londrës.


EMISIONET