Shahini: Tarifat e përgjysmuara, do subvencionohen nga buxheti i shtetit

Shahini: Tarifat e përgjysmuara, do subvencionohen nga buxheti i shtetit

Edhe këtë vit studentët që do të ulen për here të parë në auditore do të paguajnë tarifa të përgjysmuara. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini shprehet se në shtator do të zgjerohet kategoria e përfituesve.

Besa Shahini: "Jo vetëm që nuk ka rritje tarifash. Tarifat që botohet nga Universiteti, janë tarifat e vendosura për tu paguar nga një student. Ne atë tarifë ne do ta përgjysmojmë. E subvencionojmë nga buxheti i shtetit. Janë disa grupe interesi që kanë ngritur shqetësime se nuk janë përfshirë ose përfshirja e tyre është vështirësuar ngaqë duhen më shumë dokumente. Dhe ne i kemi marrë parasysh, po bëjmë llogaritjet e nevojshme dhe do i përfshijmë në shtator."

Sa i përket bursave ato do të vijojnë të akordohen si për ekselentët ashtu edhe për studentët me nevoja të veçanta në vlerën 10 mije lekë në muaj.

Besa Shahini: "Bursa do marrin studentët ekselentë me notën mesatare 9-10 si edhe gjithë studentët  në nevojë. Bursa është 10 mijë lekë të reja. Në pjesën e parë të vitit kemi pasur problem me studentët që nuk kanë pasur një llogari bankare. Ne i ftojmë studentët të angazhohen këtë vit, ti kenë llogaritë bankare në kohë."

Universitet prej muajsh kanë zbardhur tarifat e studimit, më të larta tarifat janë për programet e mjekësisë.

 

EMISIONET