Një pacient ka ndërruar jetë në Kaliforni pasi kirurgët i harruan një sfungjer në bark, njoftuan raportet nga Departamenti i Shëndetësisë.

Pacienti, emri dhe gjinia e të cilit nuk është identifikuar pati një ndërhyrje kirurgjikale për një enë gjaku që i ishte bllokuar në fund të barkut.

Nuk konsiderohet si operacion i rrezikshëm ndonëse është procedurë serioze, por për këtë pacient rezultoi fatale.

Sfungjeri i shkaktoi infeksion në bark, gjë që i shkaktoi atak në zemër rreth 10 ditë pas operacionit. Sfungjerët kirurgjikal janë pajisjet më të shpeshta që harrohen brenda trupave të njerëzve. Madje, janë shumë të rëndësishme në operacion pasi lejojnë ekipin të thithin gjakun dhe lëngjet e tjera duke lënë fushëpamje të qartë.

Ende nuk është zbuluar nëse do merren masa për mjekët që ishin në sallën e operacionit ku ndërroi jetë pacienti nga Kalifornia.

/Ora News.tv/