Sfidon ish-skuadrën e tij, Hila: Nëse shënoj nuk festoj

Sfidon ish-skuadrën e tij, Hila: Nëse shënoj nuk festoj

Në prag të ndeshjes me Teutën, në krah të trajnerit Skënder Gega u paraqit edhe mesfushori i Partizanit, Ardit Hila. Për mesfushorin është një përballje me të shkuarën, pasi është aktivizuar me durrsakët për plot 3 sezone. I pyetur nëse do shënonte përballë bregdetarëve Hila premtoi se nuk do të festonte.

"Është një ndeshje e veçantë për mua, sepse kam kaluar tre vite shumë të mira te Teuta. Mendoj se nëse shënoj, nuk do të festoj, për respekt ndaj ish-ekipit. Është e vërtetë që vjet kam shënuar e festuar ndaj Partizanit. Rezultati ishte 1-2 për ne, goli tretë na çliroi pasi ishim në krizë pikësh, në luftë për të rënë nga kategoria. Ndaj Partizanit na duhej barazimi apo fitorja, na çliroi ai goli i tretë, na ndihmoi.

"Këtu, me kalimin e kohës jam ambientuar me lojën dhe me shokët e ekipit. Gradualisht do të rritem edhe më shumë, se nuk besoj se ky është maksimumi im. Pastaj vlerësimin e ka trajneri në dorë, ai sheh se ku ka maksimumin një lojtar i tij. Te Teuta kam shënuar gola pasi ishte viti i tretë atje dhe kisha përgjegjësitë e mia si tip lideri në ekip. Por besoj se edhe te Partizani shumë shpejt do shënoj, pse jo edhe në këtë ndeshje. Partizani është një ndër ekipet më të mëdha në Shqipëri, me objektiva të mëdha. Objektivat janë madhor dhe presioni është shumë i madh dhe duhet dhënë maksimumi në çdo ndeshje e stërvitje që të arrish.

"Është ë vërtetë që pas derbit e kemi biseduar në stërvitje që duhet kujdes se kanë edhe histori në vitet e kaluara që pas derbit, ekipi ka pësuar rënie, me rezultate të dobëta. Duhet të marrim ndeshjet një nga një, të japim maksimumin dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Kur isha i vogël kam patur idhuj disa lojtarë, ndërsa tani kam veten time.-përfundoi Hila. 

EMISIONET