Të lahesh në një pishinë me akull në muajin janar mund të duket një mënyrë e çuditshme për ti sjellë fat vetes për vitin e ri.

Por këta burra kanë sfiduar të ftohtin dhe temperaturat e ulëta dhe u bënë pjesë e festivalit të lashtë Shinto të Kanchu Misogi, një ritual dimëror për pastrimin e trupit dhe shpirtit, si edhe i afron me shpirtrat mistikë.

Rreth 100 burra u zhytën në pishinën me blloqe akulli të veshur me të brendshme.

Rituali festohet në të gjithë Japoninë dhe zakonisht përfshihen pjesëmarrësit që lahen me ujë të ftohtë, por mund të përfshijnë edhe mbulimin me borë.

/Ora News.tv/