Sfidë titanësh në Cardiff, Parker e Joshua "mbulohen" në ar

Sfidë titanësh në Cardiff, Parker e Joshua "mbulohen"

Sfida mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker është futur në një fazë të nxehtë, me duelin që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Cardiff.

Përveçse një duel që do t'i siguronte triumfuesit shkrimin e emrit me gëmra të arta në historinë e boksit botërorë. Por pavarësisht rezultatit të sfidës, përfitimet do të jenë shumë të mëdha për të dy sportistët.

Bisedimet mes dy kampeve zgjatën me muaj, pasi përfaqësuesit e Parker nuk e pranonin ofertën e ulët, të cilën e konsideronin madje ofenduese. Kur u arrit marrëveshja, palët u pajtuan që përfitimet të ndaheshin në raport 67:33 në favor të Joshuas, falë profilit të tij të lartë në boks.

Përfitimet nga shitja e të drejtave televizive pritet të arrijnë rreth 20 milionë funte (23 milionë euro) që do të thotë se Joshua do të përfitojë 13 milionë funte (15 milionë euro), kurse Parker do ta arrijë rekordin e përfitimeve në karrierë prej shtatë milionë funtesh (tetë milionë euro).

Ndërkohë që të dy boksierët kanë pranuar se ky takim nuk do të jetë vetëm një sfidë përfitimesh, por një sfidë që rezultati është tepër i nevojshëm. Në konferencën për shtyp, boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker theksoj:

Do ta mposht. Nuk kam vendosur akoma se si dua ta mposht, do ta shoh se si do të ndihem natën e duelit. Këta rripa do të më përkasin mua. Mendoj se është koha ime. Jam i ri, i shpejtë, i fortë dhe i vendosur për fitore. Nuk jam këtu për para, jam këtu për t’u bërë pjesë e historisë”,-deklaroj 26 vjeçari, kampion në disiplinën e WBO-së.

Edhe Joshua dëshiron ta vë emrin e tij në librat e historisë së boksit, pasi me këtë fitore do t’i afrohej objektivit të tij të madh, të unifikimit të të gjithë titujve. Pastaj do t’i mbetej përballja me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder .

Dueli i parë unifikues i Joshuas, ndaj Wladimir Klitschkos, siguroi 1.5 milion shikues nga të drejtat televizive vetëm në Britani të Madhe dhe britaniku përfitoi 15 milionë funte (17.2 milionë euro).

Në duelin e tij të fundit ndaj Hughie Furyt në Mançester, Parker përfitoi rreth 1.1 milion funte (1.26 milion euro) që do të thotë se promovuesit Matchroom Boxing dhe Eddie Hearn në asnjë mënyrë nuk kanë ofruar ndarje të barabartë të parave.

EMISIONET