Sfida ndaj Vallettas, Kukësi "i josh" me çifteli e qeleshe

Thuhet se futbolli bashkon kombet dhe i tillë është dhe rasti i fundit. Skuadra e Kukësit udhëton drejt Maltës për tu ndeshur me Valletta, në kuadër të raundit të parë eliminator.

Me takimin që është programuar të nis në orën 18:00, rasti i parë për tu mbajtur mend nga kjo përballje ka ndodhur jashtë fushe.

Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte shkëmbimi i dhuratave. Në pakon e bëra gati nga klubi verilindorë, ndër të tjera ishin një çifteli dhe një qeleshe.

Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi verilindor që në rrjetin social "Facebook" ka shkruar:

Në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë eleminator për Champions League, Valletta FC vs FK Kukësi, Presidentja e Republikës së Maltës, Shkelqesia e saj Maria-Luise Coleiro Preca, i rezervoi një pritje madhështore klubit të futbollit të FK Kukësit përfaqësuar nga delegacioni i kryesuar nga Presidenti Safet Gjici.
Për afro dy orë ne darkë zyrtare në pallatin Presidencial, Presidentja e Maltës së bashku me stafin e ekipit të Vallettes kanë zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor. 


Ndër te tjera Presidentja u shpreh: 

" Ishte nje kënaqësi takimi me ju. Futbolli sjelltë humanizmin për te cilin kemi aq shume nevojë!"

Presidetja Malteze veçoi faktin se ishte mjaft e kënaqur që priste një delegacion nga Shqipëria, një mik i Maltës veçanërisht delegacionin e FK Kukës dhe Presidentin Safet Gjici që i ka dhënë një emër Shqipërisë dhe futbollit të saj. 

Nga ana e tij z. Gjici falenderoi përzemërsisht për respektin e treguar për kohën që i kushtoi delegacionit të tij duke u shprehur: 

" Jam i nderuar për pritjen madhështore. Falenderoj shumë Shkëlqesinë e saj Presidenten e Malteze Maria-Luise Coleiro Preca. Topi është kaq i vogël por bashkon shumë njërëz rreth tij, sikurse dhe sot na bashkoi në këtë darkë madhështore. Uroj që dhe fusha të tjera të jënë po kaq frytdhënëse ndërmjet dy vendeve tona. Jeni të ftuarit e mi sido që të vejë rezultati i ndeshjes." 

Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte shkëmbimi i dhuratave. Tashmë në pallatin Presidencial të Maltes do të jetë dhe çiftelia e Kukësit dhe një qeleshe e bardhe e krahinës së Lumës.







EMISIONET