Sfida ndaj Juventusit, Zidane: Skuadra duhet të jetë e përqendruar gjatë gjithë takimit

Sfida ndaj Juventusit, Zidane: Skuadra duhet të jetë e

Përballja me Juvetusin është cilësuar si e veçantë për trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine Zidane dhe pret një 90 minutësh të komplikuar dhe mjaft të vështirë.  

"Është një sfidë e veçantë sepse Real Madridi dhe Juventusi janë dy skuadra që më dhanë shumë. Ne e dimë se kundër Juventusit do të jetë një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë, sepse ata janë përmirësuar përsëri këtë vit.

"Tifozët mund të thonë atë që duan, por nuk mund të marrim aspak për bazë, gjithmonë duhet të dëshmosh veten në fushën e lojës.Ne do të duhet të luajmë mirë nëse duam të kualifikohet.Kjo skuadër ka pasur rezultate të jashtëzakonshme, kështu që tani do të përpiqemi ta mbajmë atë traditë
."-tha Zidane për faqen zyrtare të UEFA-s.

Gjatë karrierës së tij, Zidane është aktivizuar me të dy skuadrat duke qënë një idhull i tifozerisë.

EMISIONET