Zhvillimet e fundit kanë ndikuar shumë në psikologjinë e futbollistëve të Kukësit, me verilindorët që kanë marrë një humbje të thellë 5-2 në ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa League ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.

Fatet e takimit u vendosen në fraksionin e parë të lojës, ku u shënuan të 5 golat e kësaj ndeshjeje. Kukhianidze nisi festivalin e golave, duke shënuar që në 120 sekondat e para. Edhe goli i dytë mban firmën e 26 vjeçarit, përpara se Harba të ngushtonte distancat me një gol mjaft spektakolarë. Megjithatë, vendasit u treguan të zotë, dhe duke përfituar nga entuziasmi që solli goli i boshnjakut në kampin e verilindorëve thelluan avantazhin.

Marin dhe Kimadze shënuan brënda 3 minutave, për t'i dërguar shifrat në rezultatin në 4-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në pjesën e dytë të dy skuadrat realizuan dhe nga një herë tjetër. Kapanadze shënoi për 5-1 ndërsa Sabino Plaku nga 11 metra larg ngushtoi distancat.

Takimi i kthimit luhet javën e ardhshëm në "Elbasan Arena", me Kukësin që ka detyrën e vështirë, të përmbys disavantazhin prej 3 golash.

/Ora News.tv/