Sfida me Realin, gazetari gjerman "spiunon" Jupp Heynckes

Sfida me Realin, gazetari gjerman "spiunon" Jupp Heynckes

Bayern Munich po bëhet gati për gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Realit të Madridit dhe dhimbjet e kokës për Jupp Heynckes vazhdojnë të bëhen akoma dhe më të forta.

Pas Manuel Neuer, që mungon prej kohësh, listës së dëmtimëve i janë shtuar Arturo Vidal, Kingsley Coman dhe së fundmi David Alaba.

Në një postim të bërë në profilin e tij në “Tëitter”, gazetari i "SportBild", Tobias Altschäffl ka ndjekur seancën e fundit stërvitore të bavarezëve ndërsa ka raportuar edhe disa detaje rreth saj.

Ai ka publikuar formacionin që tekniku 72 vjeçar ka përdorur gjatë seancës stërvitore, me Sven Ulreich në portë, Rafinha, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Joshua Kimmich në mbrojtje.

Mesfusha e mbipopulluar pritet të përbëhet nga Javi Martinez, Thomas Müller, James Rodriguez, Arjen Robben dhe Franck Ribery në mbështetje të sulmuesit të vetëm Robert Lewandowski.

Në rast se informacioni i Altschäffl është i saktë, vendin e Alabas do ta marrë Rafinha.

Një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet vetëm pak minuta përpara sfidës, pasi mediat gjermane hulumtojnë se Alaba mund të jetë i gatshëm për duelin me Realin e Madridit.

EMISIONET