Sfida me Juventusin, Spalletti publikon "arsenalin"

Sfida me Juventusin, Spalletti publikon "arsenalin"

Inter-Juventus është padyshim supersfida e javës së 35-të në Seria A.

Në prag të ndeshjes kaq të rëndësishme kundër bardhezijve, Spalletti ka grumbulluar 21 lojtarë për duelin e nesërm. Ajo që bie në sy është mungesa e mesfushorit Gagliardini që vuan nga një dëmtim në kofshë.

Ndërkohë Spalletti ka grumbulluar vetëm një lojtarë nga Primavera, Pinamontin.

Lista:

Portier: Handanovic, Padelli, Berni.

Mbrojtësa: Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar.

Mesfushor: Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic.

Sulmues: Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

EMISIONET