Sfida kundër ekstremizmit të dhunshëm, Rama takohet me Mbretin e Jordanisë

Sfida kundër ekstremizmit të dhunshëm, Rama takohet me Mbretin e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Davos, një takim dypalësh me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, me të cilin bisedoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Kryeministri Rama e informoi Mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri.

Mbreti Abdullah e falenderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).

EMISIONET