Sfida e titullit me Napolin, Allegri i bindur: Nuk përcakton fituesin e Seria A

Sfida e titullit me Napolin, Allegri i bindur: Nuk përcakton fituesin e

"Përballja me Napolit është vendimtare për napoletanët dhe jo për ne!".

I këtij mendimi është trajneri i bardhezijve, Massimiliano Allegri që në konferencën për shtyp përpara sfidës me Napolin e vendit e dytë ka deklaruar se kjo përballje vjen në momentin më të mirë për ta, por pa harruar  vlerësimin ndaj kundërshtarit.

 “Ne jemi në gjendje më të mirë psikologjike se Napoli. Është shumë e thjeshtë, nëse prej të nesërmes fillon një mini-kampionat me 5-së ndeshje, ne kemi një avantazh prej katër pikësh.

“Ka pikë të tjera në dispozicion për të fituar titullin. Sigurisht që do të jetë e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare.

“Nëse Juventusi është më i miri, ne do të përfundojmë të parët. Nëse Napoli është më e mira, ne do të përfundojmë të dytët.

“Ne duhet të luajmë pa presion sepse takimi është shumë më shumë vendimtar për Napolin sesa për ne”,-tha italiani.

Sfida mes Juventusit dhe Napolit është programuar të zhvillohet këtë të dielë  në orën 20:45.

EMISIONET