Sfida e rrezikshme në Youtube i merr jetën 11-vjeçarit

Sfida e rrezikshme në Youtube i merr jetën 11-vjeçarit

Një djalë 11-vjeçar nga Kolorado ka humbur jetën duke bërë sfidën virale dhe të rrezikshme që është përhapur kohët e fundit në Youtube.

Tia Bodkins rrëfeu se djali i saj, Carson shkoi në dhomën e tij për të paketuar rrobat për një udhëtim me familjen. 10 minuta më vonë, ajo e gjeti pa ndjenja në tokë dhe filloi t'i bënte veprimet e ndihmës së shpejti.

Vogëlushi ndërroi jetë në spitalin e fëmijëve Elizabeth pasi mjekët thanë se në trurin e tij ka munguar oksigjeni për një kohë të gjatë.

Më vonë u zbulua se ai po bënte lojën online që sfidon fëmijët të mbajnë vendosin duart në fyt tek vetja apo tek të tjerët për të humbur vetëdijen për disa sekonda.

Tia, e cila mendonte se i biri po mësonte disa taktika të përdorimit të dërrasës së 'skateboard' po përhap paralajmërime tek prindërit që të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve.

EMISIONET